December 24, 2024
3333Vendet-e-punes-qe-askush-s.jpg


Shifra  e përgjithshme e vendeve të lira të punës në vitin 2024 është 10.010, me një përqindje të lartë të vendeve të lira në grupin e shërbimeve dhe shitjes. Nga ana tjetër, krahasuar me këtë mundësi punësimi, numri i të papunëve në nivel kombëtar ka arritur në 97.879 individë

Anëmsha SHABANI

Shkup, 8 dhjetor – Tregu i punës është një pasqyrë e ndryshimeve ekonomike dhe zhvillimeve shoqërore, ku kërkesa për punë dhe mundësitë e punësimit variojnë nga viti në vit. Sipas të dhënave të fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS), në tremujorin e tretë të vitit 2024, tregu i punës ka treguar disa ndryshime në krahasim me vitin 2023.  Shkalla e përgjithshme e vendeve të lira të punës është 2.02 për qind, që tregon një nivel të moderuar të mundësive për punësim në të gjitha sektorët, një vlerë shumë të ngjashme me atë të vitit 2023 (2.05 për qind). Në vitin 2024, sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor ka shkallën më të lartë të vendeve të lira të punës, me 3.44 për qind, krahasuar me sektorin e industrisë përpunuese që kishte dominimin në vitin 2023. Ky ndryshim tregon një rritje të kërkesës për punonjës në sektorët e mikpritjes dhe turizmit, të ndikuar nga sezonaliteti dhe zhvillimi i industrisë së shërbimeve.

Nga ana tjetër, sektori i administratës publike dhe sigurimit social të detyrueshëm ka vazhduar të ketë shkallën më të ulët të vendeve të lira të punës, që është 0.11 për qind në vitin 2024, një ulje e dukshme krahasuar me vitin 2023. Në lidhje me subjektet afariste, ato me numër punonjësish nga 10 deri në 49 kanë regjistruar shkallën më të lartë të vendeve të lira të punës, me 3.06 për qind, duke pasur një rritje në kërkesën për punonjës, krahasuar me vitin 2023, ku dominonin subjektet më të mëdha.

Për kategorinë e profesionistëve dhe shkencëtarëve, numri i vendeve të lira është 1.909, ndërsa për profesionet në shërbime dhe shitje janë regjistruar 1950 vende të lira, duke mbajtur pozitat më të larta.  Ndërkaq, shifra e përgjithshme e vendeve të lira të punës në vitin 2024 është 10.010, me një përqindje të lartë të vendeve të lira në grupin e shërbimeve dhe shitjes. Në përmbledhje, krahasimi i të dhënave të vitit 2023 dhe 2024 tregon një zhvillim të vazhdueshëm të tregut të punës, me një rritje të kërkesës në sektorët e shërbimeve dhe turizmit, si dhe një ulje të mundësive të punës në administratën publike dhe sektorët e lidhur me sigurinë sociale.

Nga ana tjetër, numri i të papunëve në nivel kombëtar ka arritur në 97,879 individë. Ky raport reflekton një shkallë të lartë të papunësisë në disa rajone të vendit, duke nxjerrë në pah ndarjen e mundësive të punës dhe sfidat për punësim në disa sektorë dhe qytete të vendit.

Nga të dhënat e fundit e Agjencisë së Punësim, në Shkup numri i të papunëve është 20.180 të papunë, në Tetovë gjithsej 12.302, Gostivar 7.467… Krahasimi i vendeve të lira të punës dhe numrit të të papunëve në vend tregon një pasqyrë të pasigurisë dhe mospërputhjes mes mundësive për punësim dhe nevojës për punë. Ndërsa disa rajone, veçanërisht ato më të mëdhatë si Shkupi, Kumanova dhe Tetova, kanë një numër të lartë të të papunëve, mundësitë e punësimit janë më të përqendruara në sektorët e shërbimeve dhe turizmit, të cilat shpesh kërkojnë aftësi specifike dhe janë të kufizuara nga sezonaliteti. Kjo tregon se, pavarësisht mundësive të caktuara, papunësia mbetet një sfidë e madhe që kërkon zgjidhje të koordinuara në nivel rajonal dhe sektorial. (koha.mk)



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *