December 23, 2024
IMG_4065.jpeg


Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu dhe Rektorja e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini, inspektuan sot nisjen e punimeve për ndërtimin e Kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë, të cilin, Kryeministri Rama e cilësoi si “simbol i fuqishëm i Shqipërisë si Europa e Ballkanit”.

Kolegji i Europës, një nga institucionet më të njohura për studime pasuniversitare në çështjet evropiane, me kampuse në Bruges të Belgjikës dhe Natolin të Polonisë, me ngritjen e kampusit në Tiranë i jep një tjetër dimension arsimit të lartë në Shqipëri, si i vetmi vend në rajon që është në hartën e këtij institucioni arsimor.

Kampusi do të integrohet në Qytetin Studenti dhe do të ofrojë një hapësirë moderne e multifunksionale për studentët që do të vijnë nga e gjithë Europa për të jetuar dhe studiuar në Tiranë.

Përtej funksionit të tij akademik, kampusi pritet të shndërrohet në një qendër të re për komunitetin studentor, duke ofruar hapësira të dedikuara për aktivitete kulturore, sociale dhe shkencore. Ky projekt do të kontribuojë në ndërkombëtarizimin e arsimit në Shqipëri. Gjatë inspektimit u theksua rëndësia e këtij projekti për rritjen e profilit të Shqipërisë si një vend i integruar në rrjetin evropian të arsimit dhe kulturës që do të shërbejë dhe si një urë lidhëse me rrjetet akademike mes Shqipërisë dhe Evropës.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *