LAJMI I FUNDIT- Ministrja Gërvalla lirohet nga akuza për mosraportim të pasurisë

November 19, 2024 • arsoadmin


Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zëvendëskryeministre, është liruar nga akuza për mosraportim të pasurisë.

Aktgjykimi ndaj Gërvallës u shpall të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga gjykatësi Dibran Jusufi.

Gjykatësi tha se provat janë vlerësuar një nga një dhe u vërtetua se veprimet për të cilat ngarkohet Gërvalla nuk përbëjnë vepër penale.

“Gjykata ka analizur me vëmendje pretendimet e Prokurorisë, por me asnjë provë të vetme nuk gjen që janë përmbushur elementet e veprës penale”, tha gjykatësi Jusufi.

Ai theksoi se nga përshkrimi ligjor, deklarimi i pasaktë i pasurisë së ligjshme paraqet kundërvajtje dhe jo vepër penale, pra çdo mosdeklarim i saktë i pasurisë është kundërvajtje.

Lidhur me sekuestrimin e pasurisë, gjykatësi tha se as Prokuroria nuk ka kërkuar sekuestrim pasi pasuria nuk është fituar me vepër penale/“Betimi për Drejtësi‘.



Source link

News Podcast

Një media ndyshe. Pa çensurë, e shpejtë, objetive. Fjala e lirë zë gjithmonë vënd në median tonë. Të gjithë bashkë në këtë dritare të lirë mediatike.