February 5, 2025
Screenshot-37-4.png


Ditën e djeshme këngëtarja Jonida Maliqi i është rikthyer dyerve të gjykatës 8 vite pas divorcit të bujshëm nga ish-bashkëshorti i saj, Gent Prizreni.

Ajo është parë në ambjentet e Gjykatës së Tiranës shoqëruar nga avokati i saj dhe mësohet se ka paditur ish-bashkëshortin pasi ky i fundit, sipas saj, nuk i është përmbajtur detyrimeve ekonomike ndaj fëmijës së tyre, Dan.

Por Gent Prizreni, i është përgjigjur menjëherë publikisht këngëtares, duke publikuar faturat. Faturat tregojnë se si ai ka depozituar në llogarinë e Jonida Maliqit 2 mijë euro, të paktën në dy muajt e fundit.





Burimi i Lajmit
#Jonida #Maliqi #paditi #ishbashkëshorti #publikon #faturat #kaq #mijë #euro #dërgoi #çdo #muaj
#showbiz #bigbrothervip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *