December 29, 2024
policia-spanjolle1.jpg


Policia spanjolle ka çmontuar në fund javë një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës të lidhur me kartelin Sinaloa të Meksikës.

Njëmbëdhjetë burra dhe tre gra janë arrestuar si të dyshuar për përfshirjen e tyre rrëmbimin dhe vrasjen e një qytetari kosovar në Katalonjë.

Hetimi nisi më 5 gusht kur trupi i një 46-vjeçarit kosovar, u gjet në një zonë të pyllëzuar në Tarragona, me shenja dhune dhe në dekompozim të avancuar.

Zëdhënësja e Policisë Spanjolle, Thalia Andres tha se grupi është i dyshuar për rrëmbimin në fjalë.

“Oficerët e policisë kombëtare spanjolle në një operacion të përbashkët policinë rajonale të Katalonjës, kanë shkatërruar një rrjet ndërkombëtar kriminal të drogës të lidhur me kartelin Sinaloa të Meksikës. Ata dyshohet se janë të lidhur dhe të përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e një burri në Katalonjë”.

Sipas hetimeve, familja e tij në Kosovë është kontaktuar nga rrëmbyesit duke kërkuar një shpërblim prej 240 mijë eurosh. Pavarësisht një pagese të pjesshme në kriptomonedhë, vendndodhja e viktimës mbeti e panjohur.

Policia beson se viktima, e cila thuhet se kishte punuar për organizatën, kishte udhëtuar nga Italia në Barcelonë përpara se të rrëmbehej.

Hetimi çoi në identifikimin e disa të dyshuarve të përfshirë në rrëmbimin dhe trafikimin e metamfetaminës. Policia tha se rrjeti kontrabandonte drogë, nga Meksika në Spanjë. duke përfshirë metamfetaminën e fshehur në veshje.

Gjatë kontrollit të pesë shtëpive dhe një restoranti, policia gjeti një laborator metamfetamine në Katalonjë. Autoritetet sekuestruarn sasi të mëdha droge sintetike, marihuanë, armë zjarri dhe riptomonedha. Të dyshuarit, të moshës 30 deri në 70 vjeç, akuzohen për rrëmbim, vrasje, pastrim parash dhe trafik droge.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *