December 27, 2024
edi-rama-7-501x450-1.jpg


Në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin Gonzato, kryeministri Rama tha se Raporti i progresit 2024 është më pozitivi i të gjithë këtyre viteve.

Rama u shpreh se “e kam thënë më shumë se në një rast, dhe sot është rasti për ta përsëritur, që raporti i progresit në këndvështrimin tim është dokumenti më i plotë, më i detajuar dhe më i besueshëm ndërkombëtar që Shqipëria merr dhe mbi të cilin ne i referohemi fjali për fjali në kuptimin e plotë të fjalës, sepse është i vetmi raport ndërkombëtar që bazohet vetëm në fakte, jo në perceptime, jo në sondazhe dhe që i referohet fakteve nën dritën e parimeve dhe të standardeve të funksionimit të institucioneve europiane dhe shteteve anëtare”.

Kreu i qeverisë theksoi se “më vjen shumë mirë që sot ne marrim një raport shumë pozitiv, më pozitivin e të gjithë këtyre viteve dhe natyrisht i tillë, sepse e tillë është ecuria edhe e vendit dhe Konferenca e Dytë Ndërqeveritare afirmoi aktualisht njohjen nga të gjitha institucionet dhe vendet e BE të përparimit të bërë nga Shqipëria në përmbushjen e kushteve në këtë fazë të negociatave për anëtarësim”.

 

 

Kryeministri Rama vuri në dukje se “raporti është më real dhe më i balancuar dhe siç njeh të gjitha përpjekjet dhe progresin e bërë shenjon me përpikmëri dhe piketat për hapat që duhen bërë më tej si dhe çështjet ku duhet të përqendrohemi për të përmbushur kushtet e anëtarësimit dhe në paraqitjen e përmbledhur të ambasadorit ishte shumë e qartë se cilat janë adresimet që duhen bërë në këtë fazë të re të procesit”.

“Patjetër që ky proces është një proces që vazhdon, por cilido që dëshiron vërtet të kuptojë dhe mësojë se ku ndodhet sot Shqipëria në të gjitha fushat bën mirë ta lexojë këtë raport, sepse askund tjetër nuk do të gjejë një analizë më të përpiktë dhe një panoramë më të vërtetë të situatës aktuale të vendit”, tha Rama.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *