October 22, 2024

Nxënës me aftësi ndryshe ka më shumë sesa janë paraqitur!

0


Kryetari i shoqatës “Porosia” – Dega në Dibër, Bekim Ame, thotë se angazhimi i pesë asistentëve arsimor është real sipas kërkesave të prindërve në shkollat e Komunës Dibër, por shton se disa nga prindërit, të cilët kanë fëmijë me nevoja të veçanta, këtë problem akoma e trajtojnë si tabu temë, dhe faktikisht nuk dëshirojnë që fëmijët e tyre ti trajtojnë si ndryshe nga të tjerët, dhe nuk paraqesin kërkesë për asistentë arsimor

Vjollca SADIKU

Dibër, 16 shtator – Këtë vit shkollor, sipas të dhënave të drejtorive të shkollave fillore, në Komunën e Dibrës janë angazhuar vetëm pesë asistentë arsimorë. Por sipas shoqatave të personave me aftësi ndryshe, të institucioneve kompetente dhe drejtorive të shkollave – numri i nxënësve që kanë asistentë arsimor nuk korrespondon me numrin real të nxënësve të kësaj kategorie. Në drejtoritë e shkollave potencojnë se ka më shumë nxënës që u nevojitet asistentë arsimor, por disa nga prindërit nuk i paraqesin këta fëmijë për të marrë vërtetimet e nevojshme se fëmijëve dhe me këtë, t’u ndahen asistencë gjatë shkollimit fillor.

Kryetari i shoqatës “Porosia” – Dega në Dibër, Bekim Ame, thotë për gazetën KOHA se angazhimi i pesë asistentëve arsimor është real sipas kërkesave të prindërve në shkollat e Komunës Dibër, por shton se disa nga prindërit, të cilët kanë fëmijë me nevoja të veçanta, këtë problem akoma e trajtojnë si tabu temë, dhe faktikisht nuk dëshirojnë që fëmijët e tyre ti trajtojnë si ndryshe nga të tjerët, dhe nuk paraqesin kërkesë për asistentë arsimor. Shoqata në fjalë ka të dhëna se nëse paraqitet numri real i nxënësve, të cilëve u duhet asistent arsimor, atëherë numri i asistentëve ndoshta duhet të jetë shumë më i madh.

“Problemin e kemi trajtuar dhe ai mbetet tabu temë edhe më tej në Dibër, tek një pjesë më e madhe e familjeve”, thotë Ame. Ai na informoi se në një takim zyrtar për këtë çështje me drejtorin e shkollës fillore “Penestia” në Dibër, Ajet Mullarexha, drejtori e ka informuar se në shkollë janë angazhuar dy asistentë të arsimit, meqë janë deklaruar për asistencë prindërit për katër fëmijë, për tjerë nxënës kërkesa nuk ka.

Por sipas Ames, në shkollën “Penestia” ka mbi 10 fëmijë të kësaj kategorie. Edhe në dy shkollat e tjera fillore – “Said Najdeni” në Dibër dhe “Riste Ristevski” në fshatin Kosovrast i Poshtëm, situata është po e njëjtë. Në shkollën “Said Najdeni” janë të angazhuar dy asistentë arsimor, kurse një asistent është i angazhuar në shkollën “Riste Ristevski” në fshatin Kosovrastr i Poshtëm. Drejtoritëe dy shkollave thonë se numri i nxënësve me nevoja të veçanta është më i madh.

Sipas Rregullores për normat, përshkrimin e kompetencave dhe detyrave të punës së asistentit, një asistentë arsimorë mund t’u ofrojë mbështetje një deri në tre nxënësve me aftësi ndryshe në të njëjtën paralele. Gjithashtu, nëse ndodh që një nxënës me aftësi ndryshe të mos ketë asistent arsimor, që nga dita e parë e shkollës, shkollat janë të detyruara përmes ekipit gjithëpërfshirës të shkollës në bashkëpunim me Qendrat shtetërore sociale t’i ofrojnë nxënësit mbështetjen e nevojshme për fillim të suksesshëm të procesit edukativo-arsimor. Ekipi gjithëpërfshirës i shkollës zhvillon Strategji gjithëpërfshirëse për pranimin dhe përshtatjen e nxënësve me aftësi ndryshe në mësimdhënie qysh në fillim të vitit shkollor.

Angazhimi i asistentëve të arsimit në shkollat e Dibrës, sipas drejtorive të shkollave, deri tani, respektivisht vitin e kaluar ka dhënë rezultate të mira, prandaj ata potencojnë se nëse rritet numri i kërkesave për asistencë arsimore, ata do të kërkojnë tek institucionet kompetente të rrisin numri e asistentëve arsimor. (koha.mk)



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *