U tha se u kthye me ish-partnerin,Tuna rigjen dashurinë, kush është partneri i ri?

September 8, 2024 • arsoadmin


Pas një vere plot koncerte dhe angazhime të shumta, Tuna është përsëri në qendër të vëmendjes, këtë herë për jetën e saj private. 

Pavarësisht aludimeve të mëparshme për një ribashkim me ish-partnerin e saj, Cozman, duket se këngëtarja e njohur ka lëvizur përpara dhe është në një romancë të re.

Vera e kaluar e solli Tunën dhe Cozmanin së bashku në disa skena, duke performuar në të njëjtat evente dhe duke ngritur dyshime mbi një rikthim të mundshëm mes tyre. Spekulimet u përhapën me shpejtësi, por Cozman vetë i hodhi poshtë këto zëra, duke konfirmuar se mes tyre ekziston vetëm një miqësi e mirë dhe profesionale.

Por burime për “Prive” kanë zbuluar detaje të reja për jetën sentimentale të Tunës. Ajo është aktualisht shumë e lumtur në krahët e një mashkulli tjetër, më i ri se ajo.

Edhe pse emri i të dashurit të saj të ri ende nuk është bërë publik, sipas burimit ajo është e përkushtuar dhe e lumtur në këtë fazë të re të jetës së saj.



Source link

News Podcast

Një media ndyshe. Pa çensurë, e shpejtë, objetive. Fjala e lirë zë gjithmonë vënd në median tonë. Të gjithë bashkë në këtë dritare të lirë mediatike.