December 29, 2024
shba-ducot.jpg


Delegacioni i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka përfunduar udhëtimin në SHBA, ku kanë kryer edhe një vizitë në Departamentin e Drejtësisë të SHBA, në selinë e ICITAP.

Ambasada e SHBA në Tiranë, bën me dije se Drejtori i Përgjithshëm i AMP, Florian Sulejmani është takuar gjatë kësaj vizite me drejtorin e ICITAP, Gregory Ducot, ku në qendër të diskutimit ka qenë progresin i AMP dhe ndikimin në reformën në drejtësi në Shqipëri.

Po ashtu, ambasada e SHBA, shprehet se Ducot ka vlerësuar partneritetin e fortë dhe sukseset ndërinstitucionale të AMP në rritjen e përgjegjshmërisë policore, si dhe luftën kundër korrupsionit.

Reagimi i plotë

Delegacioni i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) përfundoi udhëtimin e tij në SHBA me një vizitë në Departamentin e Drejtësisë të SHBA, në selinë e ICITAP. Drejtori i Përgjithshëm i AMP Florian Sulejmani u takua me drejtorin e ICITAP Gregory Ducot dhe stafin e lartë për të diskutuar mbi progresin mbresëlënës të AMP dhe ndikimin e saj pozitiv në reformën në drejtësi në Shqipëri. Z. Ducot vlerësoi partneritetin e fortë dhe sukseset ndërinstitucionale të AMP në rritjen e përgjegjshmërisë policore, si dhe luftën kundër korrupsionit.

458161417_935999858555172_3115451822151790823_n



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *