October 7, 2024

Rusia, a ka tentuar të minojë demokracinë në Shqipëri? Rama në Pragë: S’mund të gjejë spiunë, shqiptarët janë pro-europianë

0


Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë fjalës në forumin e sigurisë “GLOBSEC 2024” në Pragë, u pyet nga moderatori nëse Rusia ka patur përpjekje konkrete për të minuar demokracinë në Shqipëri.

Për këtë pyetje, kryeministri Rama tha se shqiptarët dhe Shqipëria njihen për besnikëri ndaj perëndimit, dhe do të vijojnë të jenë pro-europianë. Ai theksoi se Rusia nuk mund të gjejë spiunë në Shqipëri, të cilët mund t’i përdorë për të përmbushur interesat e saj.

Ai shtoi se Rusia mund të jetë shumë influente në pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe për këtë arsye shtoi Rama, Shqipëria kërkon që konflikti mes Kosovës dhe Serbisë do duhet të përfundojë sa më parë.

“Ne kemi qenë Koreja e Veriut për Europën, edhe Praga ka qenë po aq e paarritshme sa Parisi dhe New York. Komunizmi e cilësonte si perëndimin edhe lindjen komuniste si një anë. Kur komunistët vendosën të heqin qafe Stalinin, ne i qëndruam besnikë. Pra ne jemi besnikë. Edhe kur BE dhe SHBA mos jenë aty, ne do të vazhdojmë të jemi. Duke qenë vend stalinist deri në vitin 90-të, nuk ishim vend interesant për Rusinë, dhe nuk kemi patur vizita të nivelit të lartë. Rusia është një vend i madh, por se kam kuptuar asnjëherë që pse Dostojevski nuk lejohet në disa Universitete. Sa i përket Rusisë ne nuk jemi të interesuar dhe Rusia nuk mund të gjejë spiunë apo njerëz në Shqipëri që të përmbushë interesat e tyre. Nuk kemi patur asgjë të madhe. Aty ku Rusia është shumë e fuqishme apo influente është në pjesë të tjerë të Ballkanit, prandaj duam që të përfundojë konflikti Serbi-Kosovë. Kjo është arsyeja se pse sa më shumë ta lidhim integrimin e BE me NATO-n, do të ishte më mirë“, theksoi kryeministri Edi Rama.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *