October 7, 2024

Kam vetëm 18 lojtarë, por nuk ankohem

0


Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, ka folur për mediat para takimit kundër Vajadolidit sot pasdite në “Montjuiç”. Ai ka vlerësuar çështjet e ndryshme të aktualitetit të Barcelonës, veçanërisht situatën kritike me ekipin, si pasojë e mungesave të shumta për shkak të dëmtimeve.

FLIK

Por trajneri i katalanasve nuk ka bërë qaramanin, duke nënvizuar se do të gjejë zgjidhjet me lojtarët që ka në dispozicion, ndonëse do të kishte dashur ndonjë afrim më shumë në merkaton e verës.

MERKATO – “Situata është ajo që është dhe unë nuk mund ta ndryshoj. Unë e dija që në fillim se ku po vija, e dija se do të përballesha dhe me situata jo fort komode. Por unë jam këtu për të punuar dhe kjo është e gjitha. Jam i kënaqur me ekipin që kam. Për fat të keq kemi humbur një lojtar të mrekullueshëm si Bernal. Gjithsesi nuk mund të ankohem. Rëndësi ka që kundër Vajadolidit kam 18 lojtarë. Nuk janë shumë, por janë të mjaftueshëm”.

VAJADOLIDI – “Është gjithmonë më mirë ta nisësh sezonin me fitore. Në tre ndeshjet e para, ne kemi objektivat tanë. Por natyrisht që ka gjëra për të përmirësuar, dhe ne do të përpiqemi të përmirësohemi, duke nisur nga Vajadolidi. I kam parë kundër Realit, luajnë shumë mirë, mbrohet mirë dhe janë të shpejtë në sulm”.

REALI I MADRIDIT – “La Liga nis në gusht nuk mbaron në gusht. Por nuk dua të merrem me rivalët, i zgjidhin vetë hallet e tyre. Unë dua të flas për ekipin tim”.

SHORTI NË CHAMPIONS – “Kur pamë shortin, u befasuam se sa mirë shkoi. Shorti është interesant dhe rivalët gjithashtu. Do të përballemi me dy ekipe gjermane. Por do të flasim kur të vijë koha për Champions-in. Tani jam fokusuar në ndeshjen kundër Vajadolidit”.

PUNA E FLIK – “Nuk jam unë ai që duhet të flas për veten. Ajo që mund të them dhe ajo që shoh është se atmosfera është e veçantë dhe mentaliteti është pozitiv. Më pëlqejnë lojtarët, janë shumë profesionistë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *