Ministrja Haxhiu: Personat e zhdukur – kujtesë e përhershme e padrejtësisë ndaj Kosovës

August 30, 2024 • arsoadmin


Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në Ditën Ndërkombëtare të personave të zhdukur ka thënë se ata mbeten kujtesa për padrejtësitë që përjetoi populli i Kosovës.

“Këto plagë të hapura janë një kujtesë e përhershme e padrejtësisë dhe dhimbjes së pashlyeshme që përjetuan familjet e tyre, që përjetoi populli i Kosovës. Në këtë ditë, përkujtojmë sakrificat e tyre dhe riafirmojmë angazhimin tonë të palëkundur për të zbardhur fatin e të zhdukurve, duke kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi për të gjithë ata”, ka shkruar ajo në Facebook.

Po ashtu, Haxhiu ka thënë se drejtësia do të jetë e plotë vetëm atëherë kur çdo familje të ketë përgjigjen që kërkon.



Source link

News Podcast

Një media ndyshe. Pa çensurë, e shpejtë, objetive. Fjala e lirë zë gjithmonë vënd në median tonë. Të gjithë bashkë në këtë dritare të lirë mediatike.