Zhaklin Lekatari i çudit të gjithë: Jam adoptuar në një familje italiane, raporti që kam me nënën biologjike

[ad_1]

Zhaklin Lekatari, gazetare e aktiviste ka befasuar me rrëfimin e saj të pakursyer edhe për familjen e fëmijërinë, duke treguar se pasi i ati ndërroi jetë, e ëma e ka dhënë për adoptim atë dhe motrën e saj në një familje italiane.

Lekatari pranon se nuk e ka përjetuar mirë këtë vendim dhe nuk ruan mbresa nga familja që e birësoi, madje thotë se nuk ka komunikim me ta, përveç vëllait të vogël, kritikon mamanë adoptuese që nuk i ka kërkuar ende ndjesë për mënyrën si është sjellë me të dhe përmban emocionet kur duket qartë se përvoja e saj në Itali ka qenë goxha e vështirë.

“Trauma të mëdha më ndodhën menjëherë, por dhimbja të pasuron. Na janë dashur vite për të shëruar traumat…”- shton Zhaku e prekur teksa zbulon dhe raportin me mamanë e saj biologjike.

“Kam pasur ndjenja refuzimi, ndjenjën e fajit, me nënën kam pasur marrëdhënie të komplikuar…”, thotë ajo duke shtuar se tani që është kthyer në Shqipëri, jeton me mamanë e saj biologjike, Antonetën. Jeta e trazuar e Zhakut, pas kolegjit katolik, studimeve në një universitet laik, vijon me një kapitull të ri në Kosovë.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *