Zgjidhen kryetarë të degëve ish funksionarët e LSI-së/ Këlliçi përgjigjet ndaj akuzave: Disa të emëruar nga ish-kryetari po mbajnë peng faqen e PD në facebook

[ad_1]

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka reaguar pas një postimi të shpërndarë nga faqja zyrtare e PD në facebook, ku thuhet se zgjedhjet që po zhvilloheshin nëpër degët e PD ishin përjashtuese për demokratët e vërtetë dhe po viheshin në krye ish funksionarë të LSI-së.

Në reagimin e bërë, Këlliçi tha se faqja zyrtare e PD në facebook, ishte zaptuar nga disa persona të cilët ishin emëruar nga ish kryetari Lulzim Basha. Më tej publikoi edhe kartën e anëtarësisë të Santiliano Dules, kryetar i zgjedhur i Grupseksionit nr.1 Berat, duke iu kundërpërgjigjur akuzave të bëra nga Alibeaj mbi aludimin se po zgjidheshin si kryetarë, ish funksionarët e LSI-së.

Reagimi i Plotë nga deputeti, Belind Këlliçi:

Një përgjigje e detyruar për bunkeromanët
Disa të emëruar nga ish kryetari mbajnë të zaptuar prej muajsh faqen e Partisë Demokratike në Facebook, të cilën e përdorën për të goditur shumicën e demokratëve, duke i quajtur “mitingashë non grata” dhe “llum antiamerikan”.
Sot kanë nxjerrë një fletërrufe të radhës drejtuar një tjetër demokrati, Z. Santiliano Dule, kryetar i zgjedhur i Grupseksionit nr.1 Berat.
Qenkan mërzitur bunkeromanët se në PD ka zgjedhje dhe vendoset me votë. Preferojnë emërimet, se ashtu janë mësuar.
Sakaq Z. Santiliano Dule i uroj suksese!
Po ju tregoj kartën e tij të anëtarësisë në Partinë Demokratike, e nënshkruar nga deputeti Basha, asokohe kryetar.
Përpara për një PD më të bashkuar, më të fortë, më të hapur! ✌🏻

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *