Zbardhet takimi i Yuri Kim me kryetaren e Kuvendit, Nikolla: U diskutua për thellimin e reformave, me rëndësi avancimi i vetting-ut

[ad_1]

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka zbardhur takimin që mbajti sot me ambasadoren amerikane Yuri Kim . Nikolla bën me dije se ka diskutuar me Kim për avancimin dhe thellimin e reformave të rëndësishme.

Po ashtu u disktutua mes tyre për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe avancimin e vetting-ut.

Njoftimi:

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, u takua sot, në Kryesinë e Kuvendit, me Ambasadoren e ShBA, znj. Yuri Kim.

Gjatë takimit u bisedua mbi rolin edhe kontributin e rëndësishëm të Kuvendit të Shqipërisë nën lidershipin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, në avancimin dhe thellimin e reformave të rëndësishme, jetike për jetën e vendit, fuqizimin e shtetit të së drejtës, konsolidimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; rëndësinë e avancimit të procesit të vetting-ut dhe ndërtimin e një sistemi drejtësie të ndershëm, në shërbim të qytetarëve; bashkëpunimin e suksesshëm midis ShBA dhe Shqipërisë në kuadrin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe NATO-s për dënimin e agresionit ushtarak të Rusisë dhe mbështetjen e Ukrainës; bashkëpunimin dypalësh për rritjen e sigurisë dhe forcimin e paqes në rajon e më gjerë; rritjen e bashkëpunimit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresit Amerikan, edhe në kuadrin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis të dy vendeve; nxitjen dhe mbështetjen e investimeve amerikane në Shqipëri dhe çështje të tjera të bashkëpunimit dypalësh.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *