Yuri Kim zbardh takimin me Taulant Ballën

[ad_1]

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zbardhur takimin me kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, i cili zgjati për rreth 40 minuta në Kryesinë e Kuvendit.

Kim shkruan se me Ballën ka diskutuar për marrëdhëniet e qendrueshme mes dy vendeve tona, si dhe me rëndësinë e Reformës në Drejtësi, si kusht për anëtarësimin në BE.

“U takova me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla  për të diskutuar për rritjen e bashkëpunimit gjatë kremtimit të njëqindvjetorit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona; Theksuam nevojën e vazhdimit të zbatimit të reformës në drejtësi, e cila mbështetet nga SHBA, e nevojshme që Shqipëria të bashkohet në BE, duke respektuar rolin institucional të Parlamentit”, shkruan Kim.

Takimi i Kim me Ballën, ishte i treti në këtë javë, ku të hënën ambasadorja takoi kryeparlamentaren Lindita Nikolla, dhe dje Enkelejd Alibeajn e PD-së.

Lexo edhe lajmin:

Yuri Kim për të tretën ditë në Kryesinë e Kuvendit, ja me kë takohet sot (Të gjitha ‘rrugët’ të çojnë te zgjedhja e presidentit të ri)

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *