Yuri Kim njohu Alibeajn si kryetar të PD-së, reagon ashpër Paloka: Zonja ambasadore…

[ad_1]

Deputeti Edi Paloka ka reaguar ashpër ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim, pasi kjo e fundit njohu si kryetar të PD-së Enkelejd Alibeajn.

Paloka shkruan në reagimin e tij se Kim është duke shkelur në mënyrë të hapur ligjin dhe vendimet e gjykatave, duke iu referuar atij të shpallur nga Gjykata e Tiranës që njeh Komisionin e Rithemelimit si organ drejtues të PD-së.

Deputeti demokrat shkruan më tej se Kim është e angazhuar në përçarjen e opozitës, duke mos njohur vullnetin e demokratëve, të shprehur me votë.

Postimi i Palokës:

Ky eshte me teper se turp, eshte shkelje e jo vetem cdo etike por dhe ligjeve te Republikes se Shqiperise!

Kjo zonja qe uroi Ramen per “fitoren historike” pa mbaruar akoma procesi zgjedhor me 25 prill ; qe ka dale hapur ne mbeshtetje te qeverise me te korruptuar ne rajon ( sic e cileson vete Departamenti Amerikan i Shtetit) dhe qe prej kohesh eshte angazhuar ne vete te pare ne percarjen e opozites shqiptare, sot ka ndermarre nje akt te fundit , gjithnje ne sherbim te te njejtit qellim.

Zonja ambasadore , me arrogance , tregon se jo vetem nuk respekton Konventen e Vjenes po nuk njeh as vendimet e gjykatave shqiptare megjithese flet gjithe kohen per drejtesine .

Ti zonje mund te takosh ke te duash dhe si te duash , po nuk mund te vendosesh mbi gjykatat shqiptare e sidomos mbi vullnetin e lire te demokrateve shqiptare!

Ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi sot një takim në ambientet e Kryesisë me Enkelejd Alibeajn, të cilin të paktën ajo, e njeh si kreun e komanduar të Partisë Demokratike.

Pavarësisht pretendimeve të Komisionit të Rithemelimit, se ata janë i vetmi organ drejtues legjitim i PD-së, Kim thotë se me Alibeajn kanë diskutuar për një gamë të gjerë çështjes, dhe sipas saj PD duhet të shohë përpara dhe jo pas.

Fjalia e fundit i referohet padiskutim ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilin Kim i referohet të shkuarës, edhe pse demokratët në bazë kanë treguar një mbështetje të gjerë ndaj tij.

Lexo lajmin:

Yuri Kim nuk e njeh vendimin e Gjykatës, e quan Alibeajn kryetar të PD-së, ‘kunjë’ për Berishën (Mesazhi)

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *