William dhe Kate refuzojnë ftesën e David dhe Victoria Bekcham për dasmën e djalit të tyre

[ad_1]

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë refuzuar ftesën për dasmën e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz.

Prindërit e dhëndrit, David, 46 vjeç, dhe Victoria Beckham, 47 vjeçe, i kanë shkruar Princit William, 39 vjeç dhe dukeshës Kate, 40 vjeçe, për t’i ftuar ata në dasmën ekstravagante prej 3.5 milionë eurosh të organizuar në Palm Beach, Florida.

Çifti mbretëror, i cili kishte familjen Beckham si të ftuar specialë në dasmën e tyre në vitin 2011, refuzoi me mirësjellje ftesën, shkruan DailyMail.

Një burim i afërt me çiftin Beckham tha për Daily Mirror: “David dhe Victoria i shkruajtën Williamit dhe Kate-it duke i ftuar ata dhe familjen në dasmën e djalit të tyre, dhe Ëilliam u përgjigj duke i uruar atyre shumë lumturi, por ata nuk mund të merrnin pjesë”.

David dhe Victoria morën pjesë gjithashtu në dasmën e Dukës dhe Dukeshës së Sussex-t, Princit Harry me Meghan Markle në vitin 2018, duke nxitur spekulime se këta të fundit mund të ishin gjithashtu të ftuar në dasmën e Brooklynit.

Dizajnerja e modës, Victoria Beckham mendohet të jetë mikeshë e ngushtë me Meghanin, pas lëvizjes së përhershme me Harryn në ShBA. Dukesha e Sussexit shpesh fotografohet e veshur me dizajnet e Victorias.

Në shkurt të vitit 2020, ish-futbollisti profesionist David Bekcham foli se si ‘është krenar’ për mikun e tij ‘të mrekullueshëm’, Princin Harry pas martesës së tij me Meghanin dhe lindjes së djalit të tyre, Archie.

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *