Vuçiç sërish president i Serbisë! Osmani: Tani mund të ketë intensifikim të dialogut

[ad_1]

Presidentja Vjosa Osmani beson se mund të ketë intensifikim të procesit të dialogut, tani që zgjedhjet në Serbi përfunduan. Ajo theksoi se nuk mund të garantojë për gatishmerinë e Serbisë, por tha se këtë mund ta bëjë për palën e Kosovës.

Osmani tha se pret gjithashtu edhe interesim më të madh nga partnerët për këtë proces, raporton Gazeta Express.

“Tani që nuk do të ketë zgjedhje në të dyja shtetet, mund të ketë intensifikim të procesit besoj. Po ashtu edhe interesim më të madh edhe nga partnerët tanë që kjo të shtyhet para”, tha ajo.

Osmani tha se sjelljet e deritashme të Serbisë “kanë treguar që qëllimi i tyre është që të zvarritet procesi në mnënyrë që Kosovën ta paraqesin si shtet të papërfunduar”.

Por, siç e thotë zakonisht, Osmani tha se “Kosova është këtu për të qëndruar”, ndërsa shprehu besimin e saj se komuniteti ndërkombëtar nuk do të vazhdojë ta akomodojë presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

“Pavarësisht këtyre manovrave të Serbisë, jam e bindur që do të vijë një moment që komuniteti ndërkombëtar do ta kuptojë që nuk mund të vazhdohet të akomodohet Vuçiqi në mënyrën se si është akomoduar deri më tani”, tha ajo.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *