Vuan nga kanceri/ Rrëfehet trajneri i Holandës, Luis Van Gaal: Kam bërë 25 trajtime mjekësore me rreze dhe…

[ad_1]

“Mendova se isha me i shendoshe por jo…” Me kete rrefim, trajneri aktual i Holandës, Luis Van Gaal, njoftoi para pak ditësh së vuan nga një formë agresive e kancerit të prostatës. Ai gjithashtu zbuloi se ishte i detyruar të bënte trajtime të shumta mjekësore, duke e mbajtur të fshehtë gjendjen shëndetësore nga lojtarët e kombëtares tulipane.

70-vjeçari ka zbuluar se trajtimi mjekësor ka dhënë efektin e duhur dhe se ndjehet mirë, ndërkohë që tregon edhe se si është detyruar të largohet fshehurazi lojtarëve për të shkuar në spital.

“I kam kaluar të gjitha vështirësitë, kam bërë 25 trajtime mjekësore me rreze dhe duhej të kalonin pesë deri në gjashtë muaj për të parë nëse jepnin efekt apo jo”, tha Van Gaal. “Dua të them se ato kanë dhënë efektin e duhur.

Në çdo periudhë kur isha trajner jam detyruar të largohem fshehurazi gjatë natës për në spital pasi nuk doja që lojtarët ta zbulonin”, shtoi tekniku holandez i cili ka nisur tashme kuren dhe sigurisht qe do te beje cmos te jete te pakten per eventin e madh ne nentor-dhjetor.

“Nuk mund t’ia thuash diçka të tillë njerëzve me të cilët punon pasi do të ndikojë tek ata, ndaj mendova se ishte më mirë të mos e dinin”, u shpreh trajneri holandez. Kujtojmë që ish-trajneri i Manchester United do ta udhëheqë kombëtaren e tij në Kupën e Botës, “Katar 2022”, pastaj do t’ia lirojë vendin bashkëvendësit të tij, Ronald Koeman-it.

Ne fakt, pak dite me pare, Federata Holandeze e Futbollit ka bere me dije se ish-trajneri i Barcelona-s do te kthehet ne stol duke drejtuar kombetaren e tulipaneve. Nje zgjedhje qe eshte bere edhe duke pyetur brenda grupin, me Van Dijk qe ka qene simpatizanti i pare.

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *