Vizita e Ramës në Gjermani/ Në përfundim të takimeve, kryeministri konferencë për mediat shqiptare

[ad_1]

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Berlin ku pritet të zhvillojë takime me zyrtarët e lartë atje.

Faxnews mëson se kryeministri Rama i shoqëruar nga delegacioni nis sot takimet zyrtare me kryebashkiaken e Berlinit Franziska Giffey.

Ndërsa në orën 15:20, kreu i qeverisë shqiptare do të ketë një takim bilateral me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Më pas në orën 18:00, Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz, që pritet të zgjas rreth 15 minuta.

Faxnews mëson se temat e diskutimet janë 2: Integrimi i vendit në BE dhe lufta në Ukrainë.

Më pas të dy do të kenë një konferencë të përbashkët.

Më pas Rama do të mbajë një koonferencë për mediat shqiptare, për të treguar edhe më tepër detaje rreth takimeve që do zhvillojë sot.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *