Video/ Nis punimet Kongresi i PS, disa të ulur mbi kashtë, të tjerë në karrige komode, se kush dëgjohet e vendos regjia e Ramës

[ad_1]

Ka nisur punimet Kongresi i Partisë Socialiste në 5 panele të ndryshme, të cilat transmetohen në faqen e kryeministrit Edi Rama në Facebook.

Secili prej paneleve drejtohet nga ministra dhe përfaqësues të tjerë të lartë të PS-së.

Bujqësinë ka zgjedhur ta drejtojë Taulant Balla, ku shihen njerëz të ulur mbi kashtë, dhe ku sipas kreut të grupit parlamentar do të flitet hapur për shumëçka.

Paneli për sigurinë, rajonin dhe Europën drejtohet nga ministrja e jashtme Olta Xhaçka.

Ndërkohë që panelin për Energjinë, Mobilitetin, Mjedisin e drejton ministrja Belinda Balluku.

Paneli ku po lexohen rezultatet e Këshillimit Kombëtar është duke u drejtuar nga ministrja Delina Ibrahimaj.

Ajo që bie në sy në këtë kakofoni skenash, të denja për regji evenimentesh ndërkombëtare, është se cilin prej paneleve dëgjon publiku e vendos vetë regjia e kryeministrit.

Vijon…

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *