VIDEO/ Lojtari i Realit për pak sa nuk dëmtoi Ancelottin, trajneri italian përpëlitej nga dhimbjet

[ad_1]

Fitorja e Real Madridit ndaj Chelseat të mërkurën në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve (3-1) çoi në një skenë të pazakontë. Pas një dueli me Cesar Azpilicuetan , Federico Valverde u përplas me trajnerin e tij Carlo Ancelotti, të cilit i duhej pak kohë për të marrë veten.

Mesfushori uruguaian bëri një ndeshje fenomenale, mbuloi një pjesë të madhe të fushës dhe ishte një nga individët më të mirë në fushë dhe skena nga pjesa e dytë bëri të qeshnin shumë.

Në fillim të pjesës së dytë Valverde pati një duel ajror me Azpilicuetan përgjatë vijës së jashtme. I shtyrë lehtë nga mbrojtësi spanjoll, lojtari i kombëtares uruguaiane u hodh mbi Ancelottin, i cili ndodhej në hapësirën e tij teknike.

Më pas eksperti italian e kapi këmbën nga dhimbjet dhe Valverde nuk i bëri as gjest e as shikim trajnerit të tij, pasi ishte tepër i fokusuar te loja.

Në fund, Ancelotti e mori veten mjaft shpejt nga kjo përplasje e vogël dhe ekipi i tij fitoi një ndeshje të merituar në Stamford Bridge.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…



[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *