“Ushtroi presion ndaj SPAK-ut”, Këlliçi reagon pas deklaratave të Ramës: I tmerruar se laku po i shtrëngohet kërcënon me burg opozitën

[ad_1]

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama i cili gjatë kongresit kërkoi ndaj prokurorëve të SPAK që të mos fokusoheshin vetëm tek arrestimet në anën e PS.

Këlliçi tha se ky ishte një presion direkt që Rama po ushtronte ndaj prokurorëve të SPAK dhe shtoi se kjo vinte për shkak se e ndjente se laku po shtrëngohej sa i përket aferës së inceneratorëve.

Deputeti i PD, Belind Këlliçi: PS sot tregoi para çdo shqiptari se ështënjë parti e kalbur nga korrupsioni. Sot nuk kishte asnjë lloj plani për të shpëtuar shqiptarët nga krizat. Në vend të planit për vendeve të reja të punës, në vend që të tregonte investimet që sillnin rritje rrogash, sot ai kërcënoi me burg opozitën. Sot shqiptarët panë sesi imitimi i praktikave komuniste ku sa më i madh është rrënimi ekonomik sot kaloi në perfeksion.

Sot Ramën do e kishin zili edhe diktatorët më të mëdhenj për shfaqjen e shëmtuar që na dhuroi. Është i patolerueshëm presioni që Edi Rama ushtroi ndaj institucioneve të drejtësisë. Kongresi i hashashit duhet të quhet edhe kongresi anti-SPAK. Sot pamë sesi “Rilindja” vdqi sepse Rama u kërkoi deputetëve dhe socialistëve që të mos e përmendin më si term sepse është dështim.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *