Ulen rastet por rritet numri i viktimave, 12 të vdekur brenda 24 orëve në Maqedoninë e Veriut

[ad_1]

Maqedonia e Veriut vijon që të shënojë një numër të lartë të të infektuarve ditor me Covid. në 24 orët e fundit ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se janë bërë 3.156 testime nga të cilat 674 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja në Shkup janë 352, Manastir – 44, Veles – 33, Prilep – 31, Kavadar – 27, Kumanova – 22, Gjevgjeli – 21, Kërçovë – 17, Strumicë – 16, Tetova dhe Gostivar – 12, Ohri – 11, Negotinë – 10, Resnjë – 9, Radovishi – 8, Shtip – 6, Koçani, Struga, Sveti Nikolla, Vallandova dhe Krusheva – nga 5, Makedonski Brod dhe Demir Kapija – 3, Kriva Pallanka, Dellçeva, Berova, Dibra dhe Bogdanci – nga 2, Kratovë dhe Demir Hisar – nga 1.

Ministria ndër të tjera bën me dije se kanë ndërruar jetë 12 persona dhe betejën me Covid e kanë fituar 978 pacientë.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 295.082, prej të cilëve 280.675 janë shëruar, ndërsa 8.958 kanë ndërruar jetë.

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *