Tuchel tregon natën pa gjumë, mbas Realit: E pashë dy herë ndeshjen, mbajta shënime. Nuk na destabilizoi Lukaku

[ad_1]

I intervistuar nga “Repubblica”, Thomas Tuchel është rikthyer te disfata e pësuar nga Chelsea e tij në Champions League, kundër Real Madridit. Një zhgënjim që do t’ia prishte gjumin, siç ka pranuar vetë trajneri gjerman:

“Qëndrova zgjuar gjithë natën pas ndeshjes. E pashë në TV, duke ngrënë çokollatë, duke mbajtur shënime. Por isha aq i zemëruar sa më duhej të bëja një pushim në kuzhinë. Të nesërmen në mëngjes u zgjova. Pashë ndeshjen përsëri dhe isha përsëri i tërbuar”.

Një ndeshje e interpretuar keq që në minutën e parë sipas trajnerit gjerman, që është kampioni në fuqi i Europës: “E kuptova që në minutën e parë. Nuk i zumë hapësirat, as nuk bëmë lëvizjet e duhura.

Mbroheshim dhe sulmuam keq, nuk morëm asnjëherë ritmin apo intensitetin e duhur. Shpeshherë jashtë pozicionit, na mungonin gjërat elementare. Disa paraqitje individuale nuk ishin në nivelin e duhur. Unë u befasova shumë, por kjo ndodh”.

Aty ka qenë edhe reagimi i lojtarëve, pas një përballjeje me një ton jo të lehtë, që ka ndodhur të nesërmen e nokautit: “Ata reaguan mirë, por tani duhet të ma vërtetojnë në fushë. Kante është me Ramazan dhe kjo e ka dobësuar pak. Romelu ka një shqetësim në tendinën e Akilit. Ata nuk janë vetëm dhe kjo ndikon në grup.

Ndonjëherë jemi të rraskapitur, sepse jemi skuadra që kemi luajtur më shumë ndeshje në vitin e fundit. Na mungonte qartësia dhe mentaliteti për të luftuar për çdo top. Megjithatë, unë nuk kërkoj fajtorë”.

Më në fund, Tuchel merr anën në mbrojtje të Lukakut: “Nuk mund të fajësojmë Romelu. Ndër të tjera ai hyri në lojë kur rezultati ishte 1-3, edhe nëse humbi një shans të mirë. Lukaku nuk na destabilizoi, ai është profesionist dhe së fundi është stërvitur shumë mirë.

Ne e blemë sepse besuam dhe ende besojmë në të. Sigurisht që ‘martesa’ nuk ka shkuar mirë deri më tani, duhet ta pranojmë. Gjithsesi nuk ka mbaruar, në futboll gjithçka mund të ndryshojë në një çast”.

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *