Transferimi i fitimeve jashtë vendit arriti vlera rekord në 2021

[ad_1]

Vlera e fitimeve të transferuara janë vendit nga bizneset e huaja arriti vlera rekord vitin e kaluar.

Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar flukset dalëse në zërin e të ardhurave nga investimet për vitin e kaluar kishin vlerën e 589 milionë eurove, në rënie me 8.9% krahasuar me vitin 2019.

Megjithatë, në tremujorin e fundit këto flukse shënuan një rritje të ndjeshme krahasuar me tre tremujorët e mëparshëm, por edhe me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Transferimi i fitimeve pati pësuar një frenim të përkohshëm në vitin 2020, për të forcuar pozitat e kapitalizimit, në kushtet e pasigurisë që shkaktoi pandemia.

Në sektorin bankar dhe në sigurime shpërndarja e fitimeve madje u ndalua nga rregullatorët e tregut. Por, vlera e lartë e fitimeve të transferuara jashtë vendi vitin e kaluar janë tregues i rimëkëmbjes së shpejtë të aktivitetit ekonomik nga efektet e pandemisë.

Rritja e investimeve të huaja direkte, sidomos pas vitit 2014, përbën në vetvete një premisë që dalja e fitimeve jashtë vendit të rritet, me qëllim marrjen mbrapsht të investimeve të kryera. Por, rritja e fitimeve të transferuara jashtë vendit nuk lidhet vetëm me investimet në aksione të bizneseve, por edhe një rritje e ndjeshme e investimeve të portofolit, në tituj borxhi apo instrumente të tjera të huasë.

Rritja e borxhit të jashtëm në vlerë rrit edhe interesat e paguara për huadhënësit jashtë vendit. Në fund të vitit të kaluar, borxhi i jashtëm i ekonomisë shqiptare arriti vlerën rekord të 9.7 miliardë eurove, në rritje me 13.9% krahasuar me një vit më parë.

Ndikimin kryesor e ka dhënë borxhi i sektorit publik. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, në fund të vitit 2021 borxhi i jashtëm publik arriti në rreth 4.8 miliardë euro, në rritje vjetore me 18.3%. Efektin kryesor në rritjen e borxhit publik e dha Eurobondi prej 650 milionë eurosh i nëntorit 2021. Për vitin 2021, shpenzimet për interesat e borxhit të jashtëm u rritën me 32% dhe arritën në 12.3 miliardë lekë ose gati 102 milionë euro. Kjo shumë përbën rreth 17% e flukseve dalëse në zërin e të ardhurave nga investimet.

Në kahun e kundërt, flukset hyrëse, të kuptuara si të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga investimet jashtë vendit, vitin e kaluar ranë në 81 milionë euro, 13% më pak krahasuar me vitin 2020. Rritja e flukseve dalëse dhe rënia e mëtejshme e atyre hyrëse e përkeqësoi edhe më shumë bilancin neto të të ardhurave nga investimet në ekonominë shqiptare. Për vitin 2021 deficiti në këtë zë ishte 508 milionë euro, në rritje me 13.4% krahasuar me një vit më parë.

Ky bilanc për Shqipërinë është historikisht negativ, sepse në shumicë jemi një vend pritës i investimeve të huaja, sidomos në instrumente të kapitalit, por edhe të borxhit. Kjo shkakton edhe dalje periodike të të ardhurave në formën e dividendëve që shoqëritë me kapital të huaj shpërndajnë te aksionerët e tyre jashtë vendit ose në formën e interesave për titujt financiarë të huamarrjes./Monitor

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *