Trajneri i Lazios e thotë troç: Kemi mbetur 50 vite mbrapa, kur ndryshoj kanalin e tv nga Bundesliga te Serie A…

[ad_1]

“Nëse e shihni Bundesligën në TV, pastaj ndryshoni kanalin dhe e coni te një ndeshje e Serie A, pyesni veten: “ku dreqin kam përfunduar?”. Maurizio Sarri ka një opinion mjaft të qartë për dështimin e futbollit italian. Duke filluar nga kombëtarja: “I qëndroj gjithmonë idesë sime – thotë trajneri i Lazios në konferencën për shtyp – kombëtaret nuk përfaqësojnë më një lëvizje në vend.

Flitet për sistemet më të mira, kam dëgjuar budallallëqe monstruoze për problemet e futbollit italian këtë javë. Kuptohet se bëhet fjalë për një ndeshje, kundër Maqedonisë, në të cilën Italia bëri 35 goditje në portë, pësoi 2, humbi dhe doli jashtë”.

“Këtu jemi 30-35 vjet prapa, por askush nuk flet për struktura. Kur sheh Bundesligën dhe më pas e krahason me Serinë A, stadiumet tona duket se janë ndalur edhe pesëdhjetë vjet më parë, kur flas për fusha, më thonë se po ankohem.

Por të luash në fusha të caktuara është si t’i japësh një bisturi të ndryshkur një kirurgu. Ne e kemi paguar mungesën e vëmendjes ndaj të gjitha detajeve. Kam folur me Immobilen, i thashë se është koka e turkut për këtë situatë.

Nuk është ai fajtori, te mendoje tani për Lazion sepse po të isha unë do ta dija shumë mirë se çfarë të bëja. Kam besim tek ai sepse kur kthehet këtu në Formello e ka gjithmonë kokën në mënyrën më të mirë të mundshme”, përfundoi Sarri.

Sarri ka qene gjithmone kritik kur vjen puna te futbolli ne Itali dhe per faktin se sipas tij eshte shoqeria dhe faktore te tjere ato qe ndertojne nje filozofi dhe edukojne brezat me kete sport te mrekullueshem te quajtur futboll.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *