Trajneri i Chelseat, i zemëruar me arbitrin nga Serbia, ka hedhur akuza të rënda pas ndeshjes

[ad_1]

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, është shfaqur shumë i zhgënjyer me sjelljen e gjyqtarëve pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, pasi siç deklaroi, ishin shumë joprofesionistë pas 120 minutave të lojës.

Chelsea kishte epërsi 3-0 në një moment të lojës me golat e Mount në minutën e 15-të, Ruediger në minutën e 51-të dhe Werner në minutën e 75-të, rezultat që i çonte ata në gjysmëfinale, por Rodrygo shënoi në minutën e 80-të pas asistit të Luka Modric duke e dërguar ndeshjen në shtesë.

Në minutën e gjashtë të shtesës, Karim Benzema shënoi gol që e çoi Madridin në gjysmëfinale. Krahas analizës së ndeshjes, Tuchel ishte veçanërisht i zhgënjyer me mënyrën se si u soll arbitri Jovanovic nga Serbia pas ndeshjes.

Gjyqtar kryesor i ndeshjes së mbrëmshme ishte polaku Szymon Marciniak, ndërsa arbitri i katërt dhe arbitri i kritikuar nga Tuchel ishte Srdjan Jovanovic nga Serbia.

“U mërzita kur pashë arbitrin e ndeshjes të buzëqeshte me Ancelottin menjëherë pas përfundimit të ndeshjes. Nuk duhet ta bëni këtë kur shihni se ishte një ekip që luftoi deri në fund për t’u kualifikuar dhe unë i thashë direkt atij. Nuk ishte një gjest i bukur, por i turpshem. Kur shkon dhe sheh një arbitër duke qeshur dhe duke u argëtuar me një trajner tjetër, ky është një mesazh i keq”, tha Tuchel.

Për sa i përket lojës, Tuchel tha se ndihet krenar që është trajneri i Chelseat dhe theksoi se jo shumë skuadra në botë mund të vijnë në Madrid dhe të dominojnë siç e bëri Chelsea kundër Realit.

“Ne ishim të pafat dhe për këtë jemi të zhgënjyer. Ne u mundëm nga cilësia individuale e lojtarëve të Realit, bëmë dy gabime dhe humbëm dy topa dhe në fund u eliminuam për shkak të kësaj. Ne e meritonim të kalonim pas një ndeshje si kjo, por në fund nuk ndodhi kështu”, tha Tuchel dhe vazhdoi:

“Ne duhet të bëjmë pak gabime, por tani nuk ka asnjë pendim. Kjo është lloji i humbjes që duhet të duroni me krenari, ashtu si bëjnë atletët e vërtetë.”

Në fund ai vlerësoi edhe një herë lojtarët e tij duke thënë se të gjithë formojnë një “skuadër speciale”.

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *