Tha se e mbështet 70% e popullit për të qenë presidente, ‘godet’ sërish Kocaqi: Rama të dëgjojë zërin e ndjekësve në rrjetet sociale

[ad_1]

Elena Kocaqi thotë se qytetarët duan masivisht që ajo të jetë Presidente e ardhshme e Shqipërisë.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Kocaqi tha se shqiptarët kanë votuar masivisht për të në rrjetet sociale dhe ka besim se është kandidatja më e mirë, mbi partitë politike.

Ajo tha se nëse zgjidhet, vizitën e parë do ta bëjë në Kosovë dhe Presidenten e parë që do të ftojë në Shqipëri, është Vjosa Osmani.

Elena Kocaqi: Rrjetet kanë hedhur emrat që duhet të jenë presidentë. Kanë votuar masivisht emrin tim. Më kanë ardhur lajmërimet. Dua të falenderoj ata që besojnë dhe më mbështesin mua publikisht. Jam e nderuar dhe e respektuar për këtë fakt. Unë bërë një status për të falenderuar ata që më kanë mbështetur.

Njerëzit kërkojnë shpresë, ndryshim. Mendoj se, duke qenë se kam vite që angazhohem dhe kam emër në publik prej vitesh, emri im është unifikuese. Unë nuk kam patur asnjë anëtarësi partie. Kjo e bën figurën time të pranueshme. Kam përgatitje akademike që do ti shërbente vendit. Mendoj se është përgjegjësi e mazhorancës, që të marrë në konsideratë vullnetin e popullit. Presidenti, vjen nga vullneti i popullit. Në demokraci pushteti është i popullit.

Ylli Rakipi: Njeriu që e bën këtë punë, një njeri është, Edi Rama. Ke ndonjë indicie? Edi Ramës i ka rënë në vesh kjo gjë, që ti të jesh kandidate? Keni komunikuar me Ramën?

Elena Kocaqi: Jo nuk e kam bërë këtë. Rama duhet të marrë parasysh edhe dëshirat e njerëzve, nëse Rama mendon seriozisht për zgjedhjet e 2025. Vendimarrja për presidentin, do të përcaktoj të ardhmen politike të Shqipërisë në 30 vitet e ardhshme. Ose do të vazhdojmë në tranzicion, ose me politikë të re ku të merret në konsideratë vullneti i popullit.

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *