Skandali pas garës, piloti rus bën përshëndetjen fashiste në podium (video)

[ad_1]

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në garat e kampionatit europian për makinat kart, të zhvilluar ditën e diel në pistën e Portimao (Portugali).

Piloti 15-vjeçar rus Artyom Severyukhin, që në këtë garë garoi nën flamurin e Italisë, në momentin e ceremonisë ka goditur me grusht dy herë gjoksin e tij dhe më pas ka zgjatur përpara dorën e djathtë, duke bërë përshëndetje fashiste.

Ai nisi të qeshte pas këtij gjesti, por kjo skenë nuk është mirëpritur nga të gjithë. Kjo video është bërë shume shpejt virale në rrjetet sociale, ndërkohë që Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka nisur një hetim.

Ai garoi nën flamurin e Italisë, për shkak të sanksioneve që i janë vendosur Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…



[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *