“Si herë e parë kishte të panjohura”/ Rama për “Këshillimin Kombëtar”: Pjesmarrja pozitive, janë shprehur pa galje e siklete por…

[ad_1]

Me përfundimin e procesit të ‘Këshillimi Kombëtar’, kryeministri Edi Rama në deklaratë për mediat tha se rezultati ka qenë pozitiv duke marrë parasysh pjesmarrjen e qytetarëve por pa përjashtuar faktin se ka nevojë për përmirësime.

Rama theksoi se është ruajtur në mënyrë absolute anonimiteti i qytetarëvë që kanë dhënë përgjigjiet e tyre në pyetësorë dhe se çdo opinion do të respektohet.

Rama: Falë përfshirjes së INSTAT si shërbim për këtë process me cilësi kemi arritur besoj që ta përfundojmë Këshillimin Kombëtar me rezultat pozitiv, që është pjesmarrja. Natyrisht ka gjëra për tu përmirsuar, si herë e parë kishte të panjohura por më e rëndësishmja është se të gjithë qytetarët që morën pjesë pavarësisht opinioneve tu shpërblejmë besimin, tu japim mbrapsht angazhimin tonë dhe opinionet të kthehen në plane konkrete zbatimi.

Kjo është A-ja, në mënyrë që ky process të rritet dhe të konsolidohet dhe të përfshijëqytetarë pa dallim bindjesh dhe duke ruajtur konfidencialitetin. Kemi bërë process me shkallë anomiteti ekstreme dhe janë shprehur pa gajle e siklet. Do shohim më tutje si do procedojmë në këtë aspekt.

Ka një sërë propozimesh, ankesash quajeni si të doni, nga qytetarët që do i shohim me vëmendje për ti kthyer në avantazh të përbashkët. Do gjejmë mënyrën që ato të bëjnë propozimet e tyre.

(E.D/faxweb.al)

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *