Shqipëria në krizë ekonomike, Rama: Bashkimi vëllazëror i PS i duhet më shumë Shqipërisë se sa çmimet

[ad_1]

Kryeministri Edi Rama ka çuditur më një deklaratë të tijën të bërë sot gjatë Kongresit të PS. Rama tha se theksoi se bashkimi vëllazëror i PS-së i duhet më shumë në këto momente Shqipërisë, se sa çmimet.

Kjo deklaratë vjen teksa vendi ynë ndodhet në një krizë ekonomike për shkak të situatës në Ukrainë, ndërsa ka patur një rritje të çmimeve të karburanteve si dhe produkteve të shportës.

Rama: Një bashkim vëllazërimi për sigurinë, përkujdesjen dhe zhvillimin e familjes tonë kombëtare. Kjo është koha që PS të bëhet hapësira e dëgjimit të ndërsjelltë dhe e mbështetjes reciproke mes shqiptarëve.

Nuk kemi nevoje që të presim një fatkeqësi, një tërmet, pandemi dhe të urojmë të vazhdojë lufta, për të kuptuar se çfarë është me rëndësi kur bëhemi bashkë.

Ne këtë do e bëjmë kulturë. Kulturë në sjellje, kulturë në vendimmarrje dhe në veprim. Kjo i duhet sot më shumë se kurrë Shqipërisë, se sa çmimet.

Më besoni se i duhet më shumë se sa çmimet. Kjo i zbut edhe çmimet. Me i zbut më shumë se sa çdo llogari që lidhet me paratë. Kush tjetër mund ta bëjë këtë më mirë se sa PS?

Kush tjetër mund ta bëjë reformën në drejtësi? Kjo për të kapur drejtësinë, por për ta çliruar nga kapja e saj qysh prej 500 vjetër. Nuk është metaforë, as alegori.

Më thoni kur ka pasur Shqipëria drejtësi në historianë e saj. kush tjetër mund ta sillte drejtësinë në Shqipëri?!

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *