“Shqipëria me taksat më të rënda në Europë”, Presidenti Meta: Ndalja e rrënimit të bujqësisë dhe blegtorisë është detyrim patriotik!

[ad_1]

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka reaguar pas deklaratës së një fermeri i cili është shprehur se rrezikon t’i mbyllet stalla.

Meta shkruan se drama e blegtorë është ulur këmbëkryq prej kohësh në vend. Gjithashtu presidenti thekson se vetëm në tre vite, u arrit të zhbëhet prodhimi i qumështit dhe mishit vendas, duke përgjysmuar numrin e bagëtive nga mospagesat e blegtorëve dhe zgjedha e taksave dhe e tatimeve më e rënda në Europë.

Reagimi në Facebook:
“Dëshpërimi i Syrjait, i cili paralajmëron mbylljen e stallës së lopëve të tij, krahas shumë bashkëfermerëve të cilët i kanë mbyllur ato prej kohësh, është drama e blegtorisë, sektorit të traditës shqiptare. Vetëm në tre vite, u arrit të zhbëhet prodhimi i qumështit dhe mishit vendas duke përgjysmuar numrin e bagëtive, nga mospagesat e blegtorëve dhe zgjedha e taksave dhe e tatimeve më e rënda në Europë. Kjo nuk është thjesht zhbërja e bujqësisë dhe e blegtorisë, por edhe e vetë Shqipërisë”

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *