Shpenzimet për Kongresin/ Veliaj: Nuk e di për çfarë e keni fjalën, karriget janë plastike, çadrat i përdorim në çdo event, baneri kushton… (Shuan shpresat për ndryshime në qeveri)

[ad_1]

Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka folur për Fax News, mbi punimet e Kongresit të PS-së që po zhvillohet sot në 5 panele të ndryshme, nga sheshi Nënë Tereza te Pallati i Kongreseve.

Veliaj ishte vendosur te paneli i inovacionit dhe teknologjisë, për të cilin tha se është e ardhmja ekonomike e vendit. Sipas kryebashkiakut, punët dixhitale duhet të jenë prioritet në Shqipëri, pasi sigurojnë të ardhura të larta.

“Në fakt kemi 5 panele, dhe rifokusimi të punët dixhitale, duhet të jetë fokusi ynë. Mund të vëmë ne bastin e jetëve të fëmijëve tanë, me paga minimale, siç janë fasoneritë? Kompanitë që janë këtu sot ofrojnë vende pune nga 2 mijë euro, janë punët e së ardhmes, me iniciativën e qeverisë ne duhet të mësojmë fëmijëve të klasave të para kodimin.

Jam fokusuar pak më shumë te kjo pjesa, unë jam vetë prind, dhe mezor pres që ta regjistroj djalin tim në këto kurse, koha kur të rinjtë studiojnë juridikë, dhe të punojnë si taksistë kanë mbaruar. Ne duhet të dinim gjuhët e huaja që të ecnim përpara, tani duhet të dish gjuhët komjuterike që të ecësh përpara.

Këta që bëjnë punën e kodimit nuk e ndjejnë shumë rritjen e çmimeve se vijnë me skuter dhe biçikleta në punë”, tha Veliaj.

I pyetur nga gazetarja Rugova Dunisha për ndryshimet e përfolura në qeveri, Veliaj tha se kjo nuk pritet të ndodhë, pasi Kongresi është një forum që nuk diskutohen çështje të tilla.

“Nuk besoj sepse nuk është një forum për të ndryshuar qeverinë, është një forum për të qenë në sinkron me atë që po ndodh.

Deri në fund të muajit do të ketë një listë më të shkurtër të emrave të mundshëm për presidentin e ri të vendit, që do të jetë shumë herë më mirë se ky që kemi sot”, tha kryebashkiaku.

I pyetur për kostot e këtij eventi, që do të zhvillohet pothuajse gjatë gjithë ditës, Veliaj tha se kostot janë minimale.

“Nuk e di për çfarë shpenzimesh e keni fjalën, janë të gjitha karrige plastike që ne i kemi në inventar, ndërkohë që ky baneri këtu është 20-30 mijë lekë i përbërë nga druri, ato çadrat i kemi në çdo event, në çdo panair”, u shpreh Veliaj.

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *