Shkeljet në tenderin e uniformave të policisë, SPAK tërhiqet nga hetimi i kompanive fituese

[ad_1]

SPAK shpalli mos kompetencën për një pjesë të dosjes së skandalit të uniformave të policisë se shtetit, për bashkimin e operatorëve që prodhon uniformat. Megjithëse mori nëntë vendime fajësie dhe çështja përfundoi në apel. SPAK hoqi dorë nga hetimi për kompaninë dhe ia delegoi prokurorisë së kryeqytetit për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda dhe fshehje të të ardhurave.

Episodi që SPAK ka vendosur të mos përfshihet lidhet me kallëzimin e Jani Gjergjefit ndaj bashkimit të operatoreve, ku pas prokurimit u specifikuan detaje teknike për uniformat por edhe sasia përkatësisht 9638 palë pantallona dhe 548 funde për policet. Kjo sasi nuk u pranua nga autoriteti policor mbasi nuk ishin në standardin e kërkuar.

Mijëra uniforma të kthyera pas si defektozë, kompania e dyshuar nuk ktheu pas edhe faturën me vlerë disa milionë lekë.

Në dosje përmendet se meqenëse policia e shtetit konstatoi se uniformat nuk ishin në cilësinë e kërkuar, ato iu kthyen pas shoqërisë Gjergjefi që ia ktheu bashkimit të operatoreve d@e… pra thuhet në kallëzimin që SPAK e delegon për hetime të mëtejshme pranë një prokurorie të zakonshme bashkimi i operatorëve pranoi faturën tatimore në vlerën e 731 milionë lekëve , ndërkohë që vlera e mallit të kthyer e të faturuar është 15 milionë leke.

Mes të shpallurve fajtorë nga struktura antikorrupsion ishte edhe ish-drejtoresha e Ministrisë së Brendshme Edlira Naqellari që së bashku me anëtarë të komisionit u gjetën fajtorë për shkelje të barazisë në tendera./ Topchannel

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *