Shenjat që nuk jua merr mendja të sëmundjeve s*ksualisht të transmetueshme

[ad_1]

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme mund të kenë disa simptoma të fshehura që vërtetohen vetëm me një testim urgjent.

Ndërsa shumica e njerëzve janë të vetëdijshëm për simptomat e zakonshme të shkaktuara nga një infeksion seksualisht i transmetueshëm, të tilla si plagë ose një ndjesi djegieje atje poshtë, një SST mund të prodhojë simptoma të tjera në të gjithë trupin.

Kur dikush mendon për SST, në përgjithësi mendja i shkon tek simptomat gjenitale. Është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm se shumica e SST-ve janë mjaft të afta të prodhojnë simptoma larg zonës gjenitale.

Gunga anale

Shumë pacientë me gunga rreth anusit mund të mendojnë se kanë hemorroide, por lythat anale shpesh mund të ngatërrohen dhe kështu trajtohen në mënyrë të gabuar.

Sytë e kuq

Shpesh skuqja e syve në këtë mënyrë duket si skuqje nga temperature. Por është e rëndësishme të mbani mend se klamidia dhe gonorrea gjithashtu mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme, veçanërisht nëse keni pasur kontakte intime me dikë me këto infeksione.

Sifilisi gjithashtu mund të prodhojë skuqje të syve së bashku me disa shqetësime të shikimit. Dikush mund të ketë zhvilluar disa simptoma që janë të lehta për t’u anashkaluar – si skuqje delikate e lëkurës, ndjesi pak si ethe dhe lodhje. Një infeksion sifilizi që prek sytë është një çështje serioze që nuk duhet marrë lehtë.

Rënia e flokëve

Sifilizi në fazën e tij të dytë, i cili mund të ndodhë në çdo kohë nga disa muaj deri në 2 vjet pas marrjes së tij për herë të parë, mund të shkaktojë rënie të flokëve. Në këtë rast rënia e qimeve nuk shfaqet vetëm në lëkurën e kokës, por mund të ndodhë edhe tek vetullat, qerpikët, sqetullat si dhe nga krahët, këmbët etj.

Dhimbje në kyçe.

Disa pacientë paraqesin ënjtje të dhimbshme të nyjeve të mëdha (bërryl, kyçi i dorës, gjuri dhe kyçet e këmbëve) për shkak të infeksioneve të klamidias.Kjo ndodh sepse kyçet tona kanë disa antigjene shumë të ngjashme me ato që gjenden në këto baktere.

Një ankesë veçanërisht serioze është një infeksion septik i kyçeve i shkaktuar nga gonorrea, ku nyja bëhet shumë e kuqe, e nxehtë dhe e fryrë, një gjendje që kërkon trajtim urgjent në spital.

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *