Sanksionet e SHBA ndaj Aqif Rakipit, reagon Bardhi: Për herë të parë treguan qartë se krimi i organizuar ka lidhje me politikën shqiptare

[ad_1]

Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka reaguar për herë të parë pas publikimit të lajmit për vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj ish deputetit të PS, Aqif Rakipit.

Bardhi tha se për herë të parë SHBA-të, kishin treguar se krimi i organizuar kishte lidhje me politikën shqiptare, ndërsa shtoi se vetëm me anë të mbështetjes së tyre mund të arrihet pastrimi i skenës politike shqiptare.

Postimi i Plotë nga deputeti i PD, Gazment Bardhi:

Për herë të parë SHBA shprehet qartë se krimi i organizuar ka ndikim në politikën shqiptare, duke përdorur para dhe dhunë për të përcjellë mbështetje drejt kandidatëve të preferuar. Zgjedhjet e Prillit 2021, veçanërisht në Elbasan, e provuan këtë dhe përfituesi i drejtpërdrejtë dhe arkitekti i kësaj skeme ishte dhe mbetet Edi Rama.

Evidentimi me emër dhe mbiemër nga SHBA i politikanëve të lidhur me krimin e organizuar dhe të korruptuar është një standart që meriton respekt dhe duhet të vijojë. Vetëm me mbështetjen e SHBA mund të pastrohet politika shqiptare dhe qeverisja tju kthehet njerëzve.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *