Sane shkakton “tërmet” tek Bayerni një ditë para “finales” në Champions League

[ad_1]

Leroy Sane ka shkaktuar tërmet na kampin bavarez vetëm një ditë para ndeshjes së dytë çerekfinale të Champions League, një “finale” e vërtetë për Bayern Munchen kundër Villarrealit në “Allianz Arena”.

Shtypi gjerman vë në dukje këtë të hënë, se Sané është i inatosur pasi u zëvendësua në minutën e 64-të kundër Augsburgut, ai shtrëngoi dukshëm duart me trajnerin Julian Nagelsmann i zhgënjyer, por më pas u zhduk menjëherë në dhomën e zhveshjes, në vend që të ulej në stol me shokët e tij si zakonisht.
Nagelsmann reagoi me qetësi: “Leroy është i inatosur me veten. Duhet ta pranoni këtë, unë nuk jam i zemëruar. Preferoj që ai më mirë të shkojë në dhomat e zhveshjes, se sa të ndihet i zemëruar në pankinë. Kjo ka pak efekt. Kështu që duhet të merreni me aktrimin tuaj, nëse keni ndonjë problem me të”– u tha ai gazetarëve.

“Bild” thekson se nuk është e vetmja ‘e drejtë speciale’ që ka Sané. Gjatë stërvitjeve ai zakonisht vjen i fundit në fushë dhe shpesh vonohet edhe disa minuta. Përveç gjobave të vogla, kjo nuk ka pasur asnjë pasojë deri më tani.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *