Sali Berisha ‘zbulon’ vilën ku u takua Edi Rama dhe Alqi Bllako, natën e zhdukjes së ‘mistershme’ të ish-deputetit

[ad_1]

Në konferencën e sotme me gazetarët, ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar akuzat e tij se Edi Rama ka takuar në një prej vilave qeveritare Alqi Bllakon, ditën kur ish-deputeti u zhduk me orë me radhë, përpara dorëzimit në polici.

Sipas Berishës, Rama dhe Bllako janë takuar në një prej vilave qeveritare në Tiranë.

“Bllako u arratis në Qafë-Botë dhe thonë se u kthyen me avion nga Greqia. Kush e urdhëroi Gledis Nnon që të mashtrojë qytetarët shqiptar në 2 të mëngjesit.

Ishte ky një vullnet i tij i sëmurë, apo e urdhëroi ministri i familje Çuçi. Njeriu i fundit që ka takuar Bllakon në Tiranë është Edi Rama në një nga vilat qeveritare në Tiranë. 

Afera e incneratorëve kryesohet nga Edi Rama dhe përfundon me Alqi Bllakon”, tha Berisha.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama mohoi dje në emisionin Opinion që të kishte pasur takime me Bllakon, apo deputetë e zyrtarë të tjerë socialistë që kanë përfunduar në pranga.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *