Sacchi godet “poshtë brezit” Simeone: Futbolli i tij e mërzit publikun, të blejë lojën dhe jo lojtarë…

[ad_1]

Qëndrimi ultrambrojtës i Diego Simeone kundër Manchester City nuk e la të kënaqur atë që ka prodhuar futbollin e bukur, Arrigo Sacchi. Ish-trajneri i Milanit, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” ka komentuar ndeshjen e Champions League, të luajtur nga Atletico Madrid në “Etihad”.

“Simeone ka arritur shumë rezultate vitet e fundit. Nuk ka dyshim se përvoja si lojtar në Itali ka ndikuar tek ai si trajner. Së pari mos pëso, pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë. Le të mbështetemi te talenti i disa lojtarëve dhe të shpresojmë për më të mirën. Kjo është motoja e punës së tij.

Vërtet që Atletico ka elementë cilësorë, por në vend që të blejë lojtarë dhe të shpenzojë shumë para, duhet të kishte blerë lojën. Megjithatë duhet të jemi të sinqertë: sfida mes skuadrës spanjolle dhe Manchester City është ende e hapur. Në kthim, gjithçka mund të ndodhë. Dhe këtu qëndron një kufi, siç e shoh unë, për skuadrën e Guardiolës”.

Në qendër të kritikave të Arrigo Sacchi është vënë loja e Simeone, e ashtuquajtura “Colismo”, e bazuar në intensitetin fizik dhe organizimin në mbrojtje. Të dyja këto, edhe në kurriz të lojës sulmuese:

“Le ta pranojmë; kjo mënyrë loje e lodh publikun. Spektatorët kërkojnë bukurinë, kërkojnë emocione. Çfarë emocioni mund të ketë në një vendosje të krejt skuadrës 50 metra lag portës kundërshtare? E dini çfarë më tha Gullit dikur? Mister, pse nuk e provojmë edhe ne ta hedhim topin në zonë, jemi të fortë me kokë, ndoshta shënojmë…”

Sacchi, megjithatë, nuk e përjashton Guardiolën nga disa kritika dhe përgjegjësi që nuk gjeti kundërmasa: “Atletico nuk ka goditur në portë, është e vërtetë, por nuk është si City pati bollëk rastesh. Përveç golit të De Bruyne, i bukur në përgatitje dhe ekzekutim, nuk mbaj mend shumë raste shënimi. Duhet pranuar që kjo sfidë nuk ishte argëtuese. Atletico nuk donte të luante futboll, por City e kishte për detyrë të bënte diçka më shumë për ta kapërcyer murin…”

Më pas, ish-trajneri tregon një anekdotë me Pelen, të përjetuar gjatë gjysmëfinales së “Euro 2000” mes Italisë dhe Holandës: “Pranë meje ishte Pele. Në fund fituam me penallti, pas një ndeshjeje ku kaluam të gjithë në gjysmën tonë duke u mbrojtur. Pele më tha: Sa keq, ke lojtarë të mirë, por nuk di të luash futboll. Atletico sillet në të njëjtën mënyrë: mbrojtje, mbrojtje dhe mbrojtje”.

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *