Sa të vërteta janë shifrat nga rezultatet e “Këshillimit Kombëtar”? Rama: Janë shumë pyetësorë, nuk na shqetëson fare…

[ad_1]

Në deklaratën e sotme për shtyp, kryeministri Edi Rama nuk përjashtoi mundësinë se në plotësimin e pyetësorëve të ‘Këshillimit Kombëtar’, një person mund të ketë jetë përgjigjur më shumë se një herë.

Rama nuk u shpreh i shqetësuar për një mundësi të tillë pasi sipas tij nuk është shumë  e rëndësishme nga ana statistikore.

Ai theksoi se nuk është konstatuar asnjë rast i tillë dhe se pjesmarrja e lartë e qytetarëve tregon tendencën e tyre për vendimarrje.

Pyetje: Pika e parë që duhet sqaruar është vërtetësia e këtyre përgjigjieve, sa ekziston mundësia që një përson të jetë shprehur më shumë se dy herë?

Rama:Ne kemi bërë pakt me veten për anonimitet absolut, edhe një gjë e tillë mund të ndodhë por është statikisht e parëndësishme sepse nuk ka pasur votim në formë masive.

Nuk ka pasur ndonjë rast të tillë por duhet të kemi parasysh se për të marrë opinionin e publikut kemi të bëjmë me numra të lartë të pyetësorëve që shprehin qartë tendencën e vendimarrjes. Nuk na shqetëson fare kjo gjë.

(E.D/faxweb.al)

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *