Reali mposht në shtesë Chelsea, Ancelotti shkruan historinë dhe thumbon gazetarët: Na flisni pak për futbollin anglez tani, jepini…

[ad_1]

Reali i Madridit arriti të kalojë në gjysmëfinalen e Champions League, duke mposhtur në kohën shtesë skuadrën e Chelsea. Edhe pse ndeshja e mbrëmshme u fitua nga anglezët, rezultati i ndeshjes së parë mes tyre i dha avantazhin madrilenëve, duke e mbyllur në total me një gol më shumë.

Me fitoren e mbrëmshme, është shënuar dhe një rekord nga Carlo Ancelotti, i cili bëhet i pari në histori që arrin gjysmëfinalen e Champions League në katër dekada të ndryshme. Nga viti 1999 me Juventusin deri në vitin 2022 me merengët, duke kaluar nga katër fitimet me Milanin nga 2003 në 2007 dhe dy me Realin në 2014 dhe 2015.

Pas kualifikimit të fituar nga Real Madridi i tij, Carlo Ancelotti u shpreh shume euforik dhe i lumtur: “E dinim se do të ishte e vështirë, por jo aq shumë. Ne shkuam 2-0 pa merituar, mendoj se kemi bërë mirë në pjesën e parë, duke mos rrezikuar shumë. E gjetëm veten 2-0 me kualifikimin në lojë dhe aty ishte një sakrificë e madhe nga ana e të gjithëve.

Por fryma e Realit është kjo: ne kurrë nuk dorëzohemi dhe për këtë marrim një çmim të madh që është gjysmëfinale… Kur loja u barazua, ambienti na ndihmoi. 3-1 i dha një goditje psikologjike, pastaj ndërtuam fitoren”.

Tani kë preferoni mes Atletikos dhe Cityt? “Është e vërtetë që Real Madridi është mësuar me gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, ne jemi shumë krenarë për këtë arritje. Kur të gjithë thanë se futbolli anglez është superior ndaj futbollit spanjoll, morali i historisë është se ne kemi dy skuadra në gjysmëfinale te Champions League”.

A është kjo një hakmarrje personale? “Jo, jam i lumtur për Villarrealin dhe për Emery. Villarreal dhe Real e mbajnë emrin e futbollit spanjoll lart në Evropë, nesër ka një tjetër pretendent për gjysmëfinale si Atlético Madrid”.

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *