Rama “vetëofrohet” ndaj SPAK: Po gjuani shumë poshtë, jam gati të vij që nesër t’ju tregoj kush është kuçedra

[ad_1]

Nëpërmjet një deklarate për mediat menjëherë pas përfundimit të punimeve të Kongresit të PS, Rama është shprehur lidhur me arrestimet e bëra nga SPAK që deri më tani janë kryer vetëm ndaj ish zyrtarëve të PS.

Rama tha se prokurorët e SPAK ishin në dijeni të aferave korruptive dhe se po merreshin me çështje shumë të vogla. Ndërsa më tej kryeministri u shpreh se ishte i gatshëm të shkonte në zyrat e SPAK që nesër për të dhënë informacione lidhur me ata që ai i quajti “Kuçedra e korrupsionit”.

Kryeministri Edi Rama: Prokurorët e SPAK-ut i dinë edhe individualisht. Por duhet të kenë gjunjë të forta për të vepruar. Të godasin lart, ka kohë për të shkuar tek arka me peshk apo tek zgjerimi i dritareve. Edhe ato krime janë por ka kohë për të shkuar deri aty. Ndërkohë që të vdekurit rroturllohen nëpër varre, që prej plumbave që kanë marrë nëbulevard. Kuçedra e korrupsionit duhet goditur në kokë. Nëse kanë nevojë ta dinë se ku është koka jam i gatshëm të shkoj që nesër t’ua tregoj prokurorëve të SPAK-ut që të mos bëhet ndonjë referendum popullor për tu marrë vesh.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *