Rama thirrje të hapur ndaj SPAK: Diçka nuk shkon këtu, po merreni vetëm me ne, duhet të fusni në burg edhe…

[ad_1]

Kryeministri, Edi Rama ka drejtuar një thirrje të drejtëpërdrejtë ndaj prokurorëve të SPAK duke u kërkuar që të mos merrnin për dobësi faktin që PS nuk po kundërshtonte lidhur me arrestimet e zyrtarëve të saj.

Ndërsa shtoi se prokurorët e SPAK duhet ta hidhnin vështrimin edhe drejt kahut tjetër politik, gjithashtu edhe ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar nga Vettingu, për të cilët Rama tha se duhet të ishin në burg sepse nuk kishin justifikuar pasuritë e tyre.

Kryeministri, Edi Rama: Fakti që ne jemi në anën e drejtësisë dhe nuk po flasim kur po bëhen arrestime, nuk duhet të na e marrin për dobësi. Diçka nuk shkon këtu. Jam gati të shkoj që nesër në SPAK dhe t’ju tregoj çfarë duan të dinë lidhur me kokat e mëdha.

Kanë deklaruar shtëpi si rrushë të thatë. Ku janë gjyqtarët që vettingu i ka nxjerrë jashtë? Ata duhet të shkojnë në burg, këta gjykatës dhe prokurorë. SPAK-u duhet t’u japë një mundësi, të vijnë dhe të justifikojnë para tyre pasuritë, nëse nuk i justifikojnë le të shkojnnë në burg. Ata që ju kanë bërë nënën shqiptarëve gjatë gjithë kësaj kohe, duhet të marrin atë që meritojnë. Këto janë tema që SPAK bën mirë t’i vërë në rendin e ditës.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *