Rama thirrje SPAK: Të nisë hetimet për Berishën, është “non grata” nga SHBA

[ad_1]

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje SPAK që të nisë hetimet për ish-kryeministrin Sali Berisha, I shapllur non grata nga SHBA.

Në Kongresin e Partisë Socialiste, Rama tha se SPAK duhet të vihet në lëvizje pas asaj deklarate nga DASH, ku ish-kryeministri akuzohet për minim të demokracisë dhe korrupsion.

Rama: Ndërkohë që SPAK vihet në lëvizje edhe nga një deklaratë partie, e të tjerave, jo e jona… sot akoma nuk është vënë në lëvizje nga deklarata më e rëndë që është bërë zyrtarisht në 30 vite nga aleati më i madh strategjik i Shqipërisë. Jo për një njeri po për krejt Shqipërinë

Sepse ai njeri ka drejtuar Shqipërinë. SPAK ka një detyrim që e tejkalon shtetasin e ndaluar të hyjë në SHBA.

Ajo deklaratë s’mund të rrijë pezull, ose ka bazë ose ska.

Ajo deklaratë e mbetur pa përgjigjen e drejtësisë për të gjithë ata që kuptojnë nga marrëdhëniet ndërkombëtare, ajo deklaratë është gur në qafën e Shqipërisë. SPAK-u duhet t’ia heqë këtë Shqipërisë nga qafa, duke e ndarë.

Ka bazë s’ka bazë.

Që shqiptarët, edhe ata krejt pa tru, ta marrin mesazhin, ka bazë apo s’ka.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *