Rama tha se do të kërkonte ndarjen nga Maqedonia e Veriut në procesin e Integrimit, zv.kryeministri Grubi i përgjigjet nga Tirana

[ad_1]

Artan Grubi, zv.kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut ka qenë i pranishëm sot në Kongresin e Partisë Socialiste, që është duke u mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

“Ju falenderoj për ftesën dhe mundësim që të bëhem pjesë e punimeve të Kongresit të PS këtu në Tiranë dhe ju sjell të fala vëllazërore nga kryetari Ali Ahmeti me uratat më të sinqerta për një Kongres të mbarë dhe punime të suksesshme. Gëzohem që na mblodhët në Tiranë gjithë ne nga Kosova, Maqedonia e Veriut, nga Presheva, nga Mali i Zim, nga vendet e rajonit dhe Europa”, tha Grubi në nisje të fjalës së tij.

Grupi ka dërguar sinjale në drejtim të kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit tha se do të kërkojë ndarjen e Shqipërisë nga procesi integrues me Maqedoninë e Veriut.

“Për ne integrimi europian është e vetmja alternativë. Alternativë tjetër nuk ka as BE, përveçëse ta integrojë rajonin urgjentisht. Prespektiva e qartë për anëtarësimin ën BE është e domosdoshme për stabilitetin e rajonit tonë, ndaj dhe zgjerimi duhet të zhvillohet tash, menjëherë dhe pa asnjë vonesë, dhe pa asnjë hamendje. Sa më shumë që largohet Brukseli, aq më shumë afrohet Moska.

Sa më pak të kemi Europë në Ballkan, aq më shumë krijohet fushëveprim për Rusinë. Ukraina nuk është larg dhe pasojat po i ndjejmë që të gjithë. Solidarizimi i botës demokratike me Ukrainën nënkupton padyshim dhe integrim pa asnjë vonesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, bashkë dhe të pandarë, siç e thotë dhe kjo motoja e sotme e Kongresit”, shtoi Artan Grubi, zv.kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *