“PS duhet të jetë alternativa më e mirë jo e keqja më e vogël”, Bushati: Nuk duhet të biem në kurthin e vetëkënaqësisë, me opozitën nuk duhet të jemi të ndarë

[ad_1]

Ditmir Bushati ka mbajtur fjalën e tij gjatë Kongresit të PS. Ai tha se Partia Socialiste duhet të jetë alternativa më e mirë dhe jo e keqja më e vogël.

Ndër të tjera Bushati u ndal edhe tek opozita, për të cilën tha se mazhoranca nuk duhet të jetë e ndarë me të.

Fjala e Bushatit: 

Disa cështje të një rëndësie të vecantë.

Aktivizimi politik pa të cilin demokracia rresht të ekzistuari,është rojtari më i mirë i demokracisë.

Vetëm ndjenjat e vërteta bëjnë që të kapërcehet cdo vështirësi, nëse duam të ndryshojmë veten drejt një sistemi demokratik do na duhet patjetër politika. Kur heqim dorë nga demokracia, humbasim jo vetëm lirinë por për të jetuar në liri.

Sidomos tani  që kanalet e informimit janë një realitet i përditshëm. Në 3 dekada ka kaluar një trajektore, shpesh angazhimi politik shihet si një mundësi për vend pune në shtet, ideologjitë nuk duhet të shihen si të rrezikshme.

Si familja më e madhe politike në vend, duhet ta bëjmë atë më tërheqëse, si përmbushje e detyrës ndaj shoqërisë, partia të shërbejë si bashkim vlerash, kur dihet destinacioni mund të flitet për rrugën.

Duhet një lidhje mes politikanit dhe qytetarit. Ne si forcë pokitike duhet që zërin e shoqërisë ta jetësojmë, si bashkëpërgjegjësi për vendin, përgjegjësia jonë për Shqipërinë është më e madhe se mundësia jonë.

Një parti jo rreth peshës së pushtetit.

Kujdesi për demokratizim është më rëndësi , edhe për krijimin e një plejade të re, na duhet angazhim rreth mendimeve politkike.

Udhëhiq vendin si udhëheq veten, këtë duan sot njerëzit. Kemi thyer mitin e pandëshkueshmërisë, do të arrijmë të vendosim theksin tek vlerat e shumicës në shoqëri.

PS duhet të jetë alternativa më e mirë, jo e keqja më e vogel, ku identiteti dhe besimi janë të trupëzuara në të gjitha nivelet, ne nuk duhet të biem në kurthin e vetëkënaqësisë.

Situata e opozitës duhet të na shetësoje. Shqiperia do të ishte në pararojë nëse do kishim krijuar një klimë më përbashkuese në këto 3 dekada.

Me opozitën nuk duhet të jemi të ndarë. 

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *