Po bashkëjetojnë? Balerina e njohur flet për lidhjen me Ardian Bujupin

[ad_1]

Çdo ditë e më shumë Ardian Bujupi dhe Sabrine Khan po shfaqen në rrjetet sociale me njëri-tjetrin duke i bërë të gjithë të mendojnë se gjërat mes tyre janë bërë serioze.

Balerina e njohur në Gjermani ka publikuar së fundmi në TikTok një sërë videosh me Ardianin ku shihen në shtëpi. Ata shihen në kënde dhe momente të ndryshme, shumë të afërt si gjithmonë.

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të aludojnë se ata mund të kenë nisur bashkëjetesën.

Megjithatë, vetë protagonistët e mohojnë diçka të tillë.

Një komentues pyet: “Pse janë ata kaq shpesh së bashku? Ka diçka këtu…” ky koment ka marrë vëmendjen e Sabrine e cila i ka kthyer një përgjigje duke shkruar se janë thjesht shokë të ngushtë.

“Sepse ai është shoku im i ngushtë dhe ne jemi në kontakt”.

Nuk dihet nëse ata janë vërtetë shokë të ngushtë apo kanë vendosur të mohojnë lidhjen siç bëjnë zakonisht personazhet publike. Por me siguri mund të themi se janë kudo bashkë.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *