Pezullimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk kanë kaluar Vetingun/ Rama: Nuk po ndërhyjmë në sistemin e drejtësisë, të hetohen jo të bëjnë gjëma

[ad_1]

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se qeveria nuk po ndërhyn në sistemin e drejtësisë por në legjislacion për të pezulluar të gjithë prokurorët apo gjyqtarët që abuzojnë me detyrën, si një nga pikat e ‘Këshillimit Kombëtar’.

Rama tha se në momentin që konstatohet shkelje duhet të pezullohet gjyqtari/prokurori dhe më pas të hetohet, kjo si një formë që sipas tij parandalon abuzime të tjera.

Rama: Ne nuk hyjmë në pushtetin e pavarur, por është dhe pushtet legjislativ dhe është pushteti legjislativ që përcakton rregullat për pushtetin tjetër.

Nuk bëhet fjalë të pezullojë qeveria gjykatësit, por për të bërë një ndërhyrje në legjislacion që ka qenë në draftin e reformës në drejtësi, por ka rënë rrugës, që këta njerëz të pezullohen në vend dhe të pezulluar të hetohen, jo të vazhdojnë punën këta, të vazhdojnë të bëjnë gjëma, qytetarët e kanë kuptuar shumë qartë këtë.

Edhe vendimi im ka qenë siç është ky që thonë qytetarët, por përsëri dhe mbështetja e qytetarëve për këto vendim natyrisht na jep një përgjegjësi më shumë dhe patjetër dhe një pozicion më të fortë. Si do ta bëjmë këtë, do ta bëjmë ashtu siç kemi bërë të gjitha gjërat që kemi thënë, mbase do të marrë më shumë kohë se nuk është vetëm në dorën tonë.

Gjërat që unë them bëhen. Është vetëm çështje kohe. Unë them atë që bëj dhe bëj atë që them. Është çështje kohe dhe është dhe çështje si shkon procesi”

 

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *